Imami nga Prishtina Fadil Musliu, është bërë viral në rrjetet sociale.
Ai në emisionin “Kosovë Show” duke folur për dashurinë mes çifteve kërkoi nga burrat që të kryejnë marrëdhënie seksuale me gratë e tyre sepse fitojnë shumë sevape.
“Jepni dashuri pa kufi grave të juaja sepse është obligim dhe sa herë që bëni marrëdhënie seksuale ju fitoni shumë sevape”.
Musliu shtoi se çiftet në Kosovë kane edhe kriza te shumta dhe u lut që të jenë më të vendosur në martesat e tyre.
Deklaratën e hoxhës e gjeni rreth minutës së 25-të.