Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mori pjesë në Iftarin, darkën e Ramazanit, të organizuar nga stafi i Ambasadës Amerikane.
Ai me atë rast tha se Kosova është kampione në liritë fetare.
“Është nder t’i bashkohem stafit të Ambasadës në Prishtinë për iftar, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Kosova mbetet kampione e liriveë fetare, një nga vlerat e shumta të rëndësishme që zbatojnë dy vendet tona”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
