Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffery Hovenier, ka folur sot për draft statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, raporton Gazeta Stop.
Në një konferencë për media, Hovenier ka thënë se draft-statuti i Asociacionit nuk ka autoritet ekzekutiv dhe është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës
Sipas tij, po të lexohet drafti i propozuar, shihet se liderët evropian, Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Giorgia Meloni, janë përfshirë seriozisht në procesin e dialogut që mundëson normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ambasadori amerikan po ashtu tha se SHBA kërkon që Asociacioni të jetë në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës.
“Është një urgjencë, është një dëshirë që të shihet një lëvizje e shpejtë dhe kjo është një bisedë e jona me Qeverinë tani. S’ka arsye që Qeveria të mos bëjë hapa para me këtë draft statut”, tha Hovenier.