Hoti: Zhvillimet me Specialen e vunë shtetin e Kosovës edhe njëherë në sprovë

Kryeministri Avdullah Hoti  tha që me zhvillimet e fundit me Gjykatës Speciale, vendi është vënë edhe njëherë në sprovë.

Hoti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, uroi që puna e isntitucioneve të drejtësisë të udhëhiqet vetëm nga profesionalizimi.

Ndryshe një ditë më parë, Dhomat e Specializuara konfirmuan aktakuzën edhe për ish-presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, Shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.