Hoti: Zgjedhjet janë të lira kur çdo fazë e procesit zgjedhor bazohet në ligj dhe Kushtetutë

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se zgjedhjet e lira janë atëherë kur çdo fazë e procesit zgjedhor bazohet në ligj dhe Kushtetutë.

Kjo deklaratë e tij vjen pas mbledhjes së djeshme të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), në të cilën u vendos rreth certifikimit dhe moscertifikimit të listave zgjedhore të kandidatëve për deputet.

“Zgjedhjet janë të lira atëherë kur çdo fazë e procesit zgjedhor bazohet në ligj dhe kushtetutë”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

KQZ nuk certifikoi listat e LVV-së, AAK-së, Nismës Socialdemokrate, ndërsa certifikoi listat e LDK-së, PDK-së, Listës Serbe dhe iniciativave dhe partive tjera.