Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të kryejë nesër një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Hoti do të pritet nga kryeministri Edi Rama në orën 09:30, te Pallati i Brigadave.
Kreu i qeverisë së Kosovës ka në agjendë takime me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar.
Vizita e Hotit në Tiranë pason atë të kryeministrit Edi Rama në Prishtinë, vetëm një ditë më parë.
Rama shkoi në Prishtinë, në lidhje me aktakuzat e ngritura nga Prokuroria Special ndaj Hashin Thaçit dhe Kadri Veselit, për krime lufte, për të biseduar nga afër me krerët e politikës së Kosovës.