Hoti vazhdon takimet në Bruksel, edhe Presidentit të Këshillit të BE’së ia kërkon vizat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, ka takuar presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Gjatë takimit, kryeministri Hoti e ka njoftuar për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, siç është procesi i liberalizimit të vizave, menaxhimi i pandemisë të shkaktuar nga COVID 19, pakoja e rimëkëmbjes ekonomike, si dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit.

Kryeministri Hoti theksoi se liberalizimi i vizave mbetet ndër çështjet më urgjente në raport me Bashkimin Evropian. Më tej, kryeministri Hoti vlerësoi se për Qeverinë e Kosovës përmbyllja e këtij kapitulli është shumë e rëndësishme, në mënyrë që qytetarët e Kosovës, sikurse edhe fqinjët e tyre, të mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së.