Hoti uron popullin amerikan në ditën e pavarësisë: Gjithmonë mirënjohës për kontributin tuaj për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 244 vjetorit të pavarësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shprehur mirënjohje për kontributin e tyre për Kosovën dhe popullin shqiptar.

“Urime 4 korriku Amerikë! Urime të gjithë miqëve amerikanë! Gjithmonë mirënjohës për kontributin tuaj për Kosovën dhe popullin shqiptar”, ka shkruar Hoti.

4 Korriku shënon 244-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së SHBA-së. Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.