Kryeministri Avdullah Hoti, gjatë një konference për media, tha se kanë një dakordim me partnerët e koalicionit për takimin e së enjtes në Bruksel.
Ai ka thënë se në takimin në Bruksel do të flitet për fazën e njohjes finale.
“Ju e dini se kemi një dakordim me partnerët e koalicionit që ne dialogun e bëjmë për njohje reciproke. Nesër diskutimet janë në fazën për njohje finale.
Nesër do të diskutojmë për çështje ekonomike”, tha Hoti.
Shefi i qeverisë tha se do të kërkojnë nga opozita një përfaqësues për takimin në Uashington.
“Jemi duke finalizuar delegacionin e dialogut që do të kryesohet nga unë si kryeministër. Unë kam dërguar letër partive opozitare që ta dërgojnë një përfaqësues në takimin në Uashington”, tha Hoti.