Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se sot në mbledhjen e Qeverisë janë miratuar kriteret për ndarjen e 10 milionë eurove për komunat e Kosovës, në kuadër të Programit për rimëkëmbje ekonomike.
Siç ka njoftuar Hoti, deri në 300 mijë euro do të ndahen për komunat e madhësisë së vogël dhe deri në 200 mijë euro për komunat që kanë qenë në izolim gjatë pandemisë.
“Mbështetje financiare për komunat, bazuar në numrin e popullsisë në vlerë prej 5 milionë euro”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.