Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ekipi i negociatorëve të Kosovës është takuar sot në Bruksel me Emisarin Special të BE-së për dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajcak, dhe Zëvendës-ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Mattheë Palmer.
Hoti tha se kanë diskutuar për zhvillimet në dialog deri me tani dhe takimin e nesërm të nivelit të lartë.
“Jam shumë i kënaqur që po shoh koordinim të plotë në mes të BE-së dhe SHBA-së lidhur me marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.