Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, sot pret në takim liderët e partive politike me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe në vigjilje të vizitës në Ëashington.
Kësaj ftese nuk i janë përgjigjur pozitivisht dy partitë më të mëdha opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Takimi në fjalë mbahet në ora 11:00 në Zyrën e Kryeministrit.
Ndërsa sot në ora 15:00, Hoti pret në takim ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.