Hoti: Sot mora mbështetje të fuqishme nga Gjermania dhe Franca

Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë që ndjehet i lumtur pas mbështetjes që ka marrë sot nga Gjermania dhe Franca.

Ai ka treguar se ka biseduar me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe me Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i Presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron.

“Sot mora mbështetje të fuqishme nga Gjermania dhe Franca! Jam shumë i lumtur të ndaj me ju urimin që mora nga Shkëlqesia e saj, Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila po ashtu shprehi gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të mëtutjeshme për Republikën e Kosovës”.

Po ashtu Hoti ka treguar se ka biseduar edhe me Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i Presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron, të cilin e falënderova për mbështetjen në të kaluarën dhe gatishmërinë e Francës për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e integrimeve eurotlantike.