Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media të martën tha se s’ka dakordim me Partinë Demokratike për t’u votuar buxheti për vitin 2021.
“Ne e kemi dorëzuar draftligjin për buxhetin 2021 në Kuvend, unë pres që ai të kalojë tash nëpër procedura parlamentare. Nuk ka marrëveshje me PDK-në për ligjin e buxhetit, me ta ka qenë marrëveshja për ligjin për rimëkëmbjen ekonomike. Ata kanë ardhë me disa amendamente, ne i kemi pranuar ato dhe në fakt ju e dini, ne kemi bërë ftesë që nga fillimi për komplet opozitën që të bëhet pjesë e ligjit për rimëkëmbjen ekonomike. I kemi pranuar ato amendamente, është votuar ligji për rimëkëmbje për buxhet duhet të shohim tash në ditët dhe javët e ardhshme”, tha Hoti.