Hoti shkruan për kryeprokurorin e Gjakovës që vdiq dje: Humbje e madhe për sistemin e drejtësisë

Kryeministri Avdullah Hoti ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj.

“Vdekja e tij është humbje e madhe për ju dhe sistemin e drejtësisë në Kosovë”, është shprehur Hoti.

“Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të z. Selimaj”, ka shkruar kryeministri në Facebook.