Hoti: Sakrifica e familjes Jashari kalon çfarëdo sakrifice që mund të bëjë dikush për lirinë e vet

Homazhe pranë varreve të familjes Jashari në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së ka zhvilluar edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zyrtarë të LDK-së.

Hoti tha me këtë rast se po qëndron në Prekaz për të treguar respektin e Qeverisë dhe gjithë qytetarëve të Kosovës për sakrificën e familjes Jashari.

“Për të treguar respektin tonë, të Qeverisë, të popullit shqiptar për sakrificën e jashtëzakonshme të kësaj familje që është e përmasave historike dhe jam i bindur që kalon çfarëdo sakrifice që mund të bëjë dikush për lirinë dhe pavarësinë e vet”, ka thënë Hoti.