Hoti: Qeveria s’i komenton çështjet që lidhen me Specialen – Kosova do t’i respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se vetëm përmes dialogut do të zgjidhen çështjet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sa për ngritjen e aktakuzave nga Dhomat e Specializuara ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, ai ka theksuar se ekzekutivi nuk i komenton ato, transmeton Klan Kosova.

“Vetëm përmes dialogut që qon në njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve, ne mund t’i zgjidhim çështjet e pazgjidhura me Serbinë”, është shprehur Hoti përmes Twitter.

“Qeveria ime nuk i komenton çështje që lidhen me Dhomat e Specializuara. Kosova do të respektojë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare!”.