Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se do të veprojë me shpejtësi për procedimin në Kuvend të Ligjit për Paga, pas adresimit të vërejtjeve nga Gjykata Kushtetuese.
Pas takimit me përfaqësuesit e sindikatave, Hoti ka thën00ë se do të formojnë grup punues për të proceduar në Kuvend, Ligjin e Pagave.
“Kemi rënë dakord që qeveria menjëherë ta formojë grupin punues, për ta proceduar në Kuvend – Ligjin e Pagave, duke marrë parasysh argumentet e Gjykatës Kushtetuese, por edhe grupet tjera që mund të kenë pasur vërejtje për këtë ligj”, është shprehur Hoti.
“Ne do t’i nisim menjëherë procedurat. Problemet janë të mëdha, si te arsimi, shëndetësia, policia, për sigurime shëndetësore, pagesat për ushqim, pensionimi i parakohshëm…dhe besoj që të gjitha vërejtjet do të kemi mundësi t’i adresojmë dhe do ta dërgojmë në Kuvend ligjin”.
Kushtetuesja e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Paga, të marten. Pas dy pezullimeve, kjo gjykatë kishte vendosur që ky ligj në tërësi nuk është në përputhshmëri me disa nene të Kushtetutës së Kosovës.