Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për Qeverinë e re, Avdullah Hoti, ka treguar prioritet e qeverisë së tij për luftimin e pandemisë.
Ai tha se duhet patjetër të merren masa kur kemi parasysh se pandemia me shumë gjasë do të rikthehet në vjeshtë.
“Programi im ka dy prioritet kryesore, e para është luftimi i pandemsië. Tash jemi në një situatë pak më të mirë se para disa muajve. Mirëpo ne duhet të përgatitemi për ndonjë situate eventuale të rikthim të pandemisë në vjeshtë duke rritur maksimalisht gatishmërinë për testim”, është shprehur Hoti.
Ai ka theksuar se prioritet i tij është që të ngritët niveli shëndetësor. “Ne kemi synim të ngrisim sistemin shëndetësor në Kosovë që të përballojmë këtë pandemi dhe të mos mbyllemi si shoqëri”, theksoi Hoti.
“Ne kemi synim që të decentralizojmë nivelin shëndetësor në 7 regjione nëpër komuna dhe qendra të mjekësisë familjare, në ambullanta në mënyrë që i tërë territori i Kosovës të jetë i mbuluar me ekspertë shëndetësor, në mënyrë që të jemi të gatshëm të reagojmë dhe parandalojmë këtë virus”.
Krejt në fund, Hoti tha se duhet të jemi gati në mënyrë që të mos bllokohet sistemi arsimor nëse pandemia rikthehet përsëri në vjeshtë.
“Gjithashtu duhet të kemi edhe një plan që nëse përsëri vjen pandemia në shtator, të mos bllokohet sistemi arsimor”.