Hoti: Po përgatitemi për t’i ndihmuar punëtorët e papunë, ndërmarrjet dhe familjet pa të ardhura

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se përmes Ministrisë së Financave do të bëjnë përgatitjet për pagesat për punëtorët e mbetur të papunë.

Sipas Hotit, do të ndihmohen edhe familjet pa të ardhura si dhe ndëmarrjet.

Postimi i plotë:

Përmes Ministrisë së Financave dhe ministrive të linjës, po bëjmë përgatitjet për pagesat për punëtorët e mbetur të papunë, qiratë e ndërmarrje dhe familjet pa të ardhura.

Gjithashtu, po bëjmë planin e shpërndarjes së mjeteve për masat e rimëkëmbjes ekonomike, i cili plan do të miratohet në Qeveri së shpejti.