Hoti për presidentin: Edhe janari është vonë për të gjetur zgjidhje

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se janë duke u munduar ta organizojnë sa më parë takimin me partitë politike.

Ai ka thënë se ftesa formale të shkruara nuk kanë bërë por i kanë ftuar për të gjetur zgjidhje.

Hoti ka theksuar se edhe janari është vonë për të gjetur një zgjidhje lidhur me çështjen e presidentit.

“Kushtetuta është e qartë, maksimum që mund të vazhdojë kjo situatë është gjashtë muaj por ne nuk do të presim gjashtë muajit, unë besoj që edhe janari është vonë për të arritur marrëveshje”, ka thënë ai

Duke folur për dialogun me Serbinë ai ka thënë se dialogu si proces është çështje muajsh, do të vijojnë te fundi shumë shpejtë, nëse nuk arrihet njohja e ndërsjellët, Kosova do të rrugëtojë si shtet i pavarur.

Lidhur me shkarkimin e drejtorit të AKI ai ka thënë se është vendim shtetëror i bazuar në Kushtetutë.