Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, me ç’rast është shfuqizuar vendimi për vendosjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.
Pas mbledhjes, Kryeministri Hoti ka mbajtur një konferencë për media, ku ka njoftuar se vendimi për shfuqizimin e kësaj mase është bërë në dakordim me partnerët ndërkombëtarë dhe se tani pret nga ana e Serbisë që t’i heqë të gjitha barrierat që e pengojnë dialogun, njofton Klan Kosova.
“Sot në ditën e dytë të punës kemi miratuar rregulloren e Qeverisë në përputhje me Kuvendin dhe kemi marrë një vendim të rëndësishëm duke i hequr pengesat për procesin e dialogut në përputhje me zotimin që kemi dhënë para partnerëve ndërkombëtarë”.
“Tani ne presim që të njëjtin gjë ta shohim edhe nga pala serbe, në mënyrë që t’i japim frymë procesit të dialogut”.
“Kemi një dakordim me partnerët ndërkombëtarë që presioni i tyre do të jetë edhe ndaj Serbisë që ata t’i heqin pengesat për dialog dhe pastaj të ulemi në tavolinën e bisedimeve”.
“Ne sot kemi hequr pengesat dhe për një kohë të arsyeshme i kemi dhenë shans dialogut”.
“Këto vendime vijnë si rezultat i koordinimit të punës tonë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Zotimet që kemi marrë ne si Qeveri është që ne t’i heqim këto pengesa dhe t’i japim mundësi dialogut”.
“Në takimin me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, ia konfirmova këtë vullnet dhe morra premtimin se do ta mbështesin këtë proces”.