Kryeministri Avdullah Hoti ka komentuar zhvillimet e javës së kaluar me arrestimet e Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve shtetërorë dhe partiakë ish krerëve të UÇK-së.
“Paritë duhet të ulen bashkë për zgjedhjen e presidentit të ri ose duhet të dakrodohen për zgjedhje”, ka thënë Hoti.
“Gjithçka ka ndodhur vetëm para një jave. Deri tash nuk ka konsultime të brendshme nëpër parti. Kemi dëgjuar deklarime publike por besoj se së shpejti do të ulen të gjitha partitë dhe do të flasin për të gjetur zgjidhje”.
Në konferencë Hoti ka njoftuar se nga sot në raportin 24 orësh të rasteve me COVID-19 do të përfshihen edhe komunat me shumicë serbe nga pjesa veriore e vendit.