Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pavarësisht asaj çfarë ka ndodhur nuk sheh konfrontim mes Brukselit dhe Washingtonit lidhur me procesin dialogues Kosovë-Serbi.
“Unë nuk shoh konfrontim mes Brukselit dhe Uashingtonit. Unë mendoj se janë komplementare. Unë nuk shoh dy procese”, ka thënë Hoti për RTK.
Ai ka folur edhe për mënyrën e përfaqësimit të Kosovës.
“Edhe në Paris e edhe Bruksel do të jetë shteti i Kosovës. Kjo, çështja e delegacionit, është e qartësuar me Kushtetutë”.