Kryeministri Avdullah Hoti pas mbledhjes së Qeverisë ka folur edhe për takimin e 27 qershorit në Uashington.
Ai theksoi se nesër do të takohet me liderët e partive politike parlamentare për t’i informuar edhe njëherë formalisht me qëndrimin ton edhe për ftesën në Uashington.
“Në takimin e Uashingtonit fillojmë procesin për njohje mes dy vendeve, në atë takim do ta përfaqësoj Kosovën në bazë të Kushtetueses. Kemi bërë të gjitha koordinimet brenda koalicionit, kemi zgjatur dorën tek opozita, kemi kërkuar që edhe ata të na dëgjojnë, kemi njoftuar edhe vendet tona mike, shtetet e QUINT-it. Nesër kam takim edhe me ambasadoret. E them me kënaqësi që pozicioni që kemi si Qeveri po pritet mirë dhe duket që është ndërtuar konzencus i qeverisë së Kosovës. Nesër kam takim me liderët e partive politike parlamentare për t’i informuar edhe njëherë formalisht me qëndrimin ton edhe për ftesën në Uashington”, ka thënë Hoti.