Hoti: Në Prishtinë do të normalizohet furnizimi me rrymë

Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se së shpejti në Prishtinë do të normalizohet furnizimi me energji elektrike pas prishjeve të fundit.

“Ekipet nga KOSTT-i dhe KEDS-i janë duke punuar për të rregulluar prishjen në rrjet, që ka shkaktuar mungesën e energjisë në një pjesë të Prishtinës dhe më gjerë”.

“Sipas drejtorit të KOSTT-it dhe drejtorit të KEDS, të cilët janë në teren, shpejt do të evitohet kjo prishje dhe do të normalizohet furnizimi me energji”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.