Hoti: Me Serbinë ne takohemi vetëm për njohje, nuk takohemi për gjëra të tjera

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se me Serbinë takohen vetëm për njohje reciproke, raporton Gazeta Stop.

Hoti ka thënë se në Shtëpinë e Bardhë do të diskutojnë për çështje ekonomike, por sipas tij, kjo është në funksion të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Me Serbinë ne takohemi vetëm për njohje, nuk takohemi për gjëra të tjera. Natyrisht me miqtë tanë ndërkombëtarë në këtë rast Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ulemi për të dakorduar një agjendë të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve dhe përtej dy vendeve, por gjithçka është në funksion të normalizimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve që nënkupton njohje reciproke”, ka thënë kryeministri Hoti në Klan Kosova.