Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti tha se të hënën do të nënshkruhet marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit.
“Zyrtarizmi i marrëdhënieve shtetërore vjen pas bisedës telefonike që zhvillova me 4 shtator 2020 me kryeministrin Benjamin Netanyahu, nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë në Uashington”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Kosova si Republikë paralamentare, tha ai, mirëpret njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin.