Hoti: Kosova do të jap shembull të bashkëpunimit me Specialen

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me operacionin e hetuesve të Speciales në shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës po i përcjell veprimet e EULEX-it lidhur me ish Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Jakup Krasniqi.

Kosova, bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e saj në vazhdimësi kanë dhënë̈ shembull të respektimit dhe bashkëpunimit me drejtësinë̈ vendore dhe ndërkombëtare. Njëjtë̈ do të veprohet edhe kësaj radhe me Dhomat e Specializuara në Hagë, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës. 

Prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet në çdo rast përderisa nuk ka një vendim tjetër të gjykatës kompetente.

Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të patjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri.