Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah, Hoti në prag të mbajtjes së mbledhjes së dytë të qeverisë së udhëhequr nga ai, ka thënë se janë të vendosur për të jetësuar amanetin e prijësve tanë, për ta bërë Kosovën shtet.
Ai këtë deklaratë e ka bërë një ditë pasi mori postin e kryeministrit. Në po të njëjtën ditë Hoti, bashkë me anëtarët e kabinetit kanë bërë vizita te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova dhe te familja e Jasharëve në Prekaz.