Albin Kurti e ka marrë sot zyrtarisht detyrën e kryeministrit.
Ish-kryeministri Avdullah Hoti me ceremoni shtetërore ia ka dorëzuar detyrën Albin Kurtit, njofton Klan Kosova.
Albin Kurti është zgjedhur kryeministër të hënën në mbrëmje me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim.
Një veprim të tillë – dorëzimin zyrtar të detyrës – nuk e kishte bërë Albin Kurti kur Avdullah Hoti u bë kryeministër. Kurti, qeveria e të cilit u rrëzua vetëm pas 51 ditësh në pushtet, kishte thënë se nuk mund ta pranonte atë që e kishte shkarkuar vetë.
Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti ka fituar bindshëm në zgjedhjet e 14 shkurtit duke marrë mbi 50 për qind të votave.