Kryeministri në largim, njëherit kandidat për kryeministër, Avdullah Hoti i është përgjigjur kreut të VV-së, Albin Kurti i cili mbrëmë tha se nëse vije në pushtet do t’i shfuqizojë vendimet e marra nga qeveria paraprake.
Sot para mediave, Hoti u shpreh se sipas tij, Kurtit as që do t’i vije shansa që ta marrë pushtetin sërish, shkruan lajmi.net.
“Është veç fiksim i tij, nuk ko me i ardhë shansa asnjëherë atij për të marrë pushtetin, njëherë ja kemi dhënë pushtetin për 52 ditë e dy herë e ka shkelë Kushtetutën”, tha ai.
Madje tha se vendimet e tij janë të pakontestueshme.
“ Vendimet që i kam marrë unë, s’ka kush që i konteston. Tash imagjino nëse mund të kontestohet marrëveshja e Uashingtonit, apo vendimet për rend e ligj, apo ato për parimet e dialogut. Pra të gjitha këto janë parulla për fushatë”, tha Hoti duke iu përgjigjur kreut të VV-së.