Hoti, fton qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Hoti pas votimit tha se qytetarët sot do ta thonë fjalën e tyre.

“Pres të kemi një proces të rregullt zgjedhor, në mënyrë që të mirëmbajmë standardet e organizimeve të zgjedhjeve të rregullta, sipas standardeve evropiane ku qytetarët lirshëm thonë fjalën e tyre”, tha ai.