Hoti flet me kreun e SBASHK-ut, rreth fillimit të vitit të ri shkollor

Kryeministri Avdullah Hoti tha se është takuar sot me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ku kanë rënë dakord për komunikim të vazhdueshëm lidhur me përgatitjet që po bëjmë për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Ministri Likaj dhe ekipi i tij janë duke i bërë përgatitjet e nevojshme pas konsultimit të gjerë që kishim me kryetarët e komunave”, shkroi Hoti.

Hoti shtoi se vendimi final për mënyrën e organizimit të mësimit do të merret duke pasur parasysh konsideratat për sigurim të cilësinë në mësim, por mbi të gjitha shëndetin e nxënësve, stafit mësimdhënës dhe stafit tjetër mbështetës.