Hoti e viziton Shqipërinë me 3 korrik, me ftesë të Ramës

Të premten, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të vizitojë Shqipërinë, me ftesë të kryeministrit Edi Rama.

Kjo është bërë e ditur pas takimit të djeshëm të Hotit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në këtë takim Hoti ka ritheksuar se pavarësisht rrethanave dhe vështirësive që mund të dalin gjatë procesit, Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që ta zhvillojë agjendën e saj të integrimeve euroatlantike.

Ndërsa, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ofroi mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare për institucionet dhe popullin e Kosovës.

Ndryshe Rama, po qëndron edhe sot në Kosovë ku po vazhdon takimet me liderët politikë.

Vizita e kryeministrit Rama në Kosovë vjen pasi Gjykata Speciale publikoi propozim-aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për kinse krime lufte.