Ka filluar mbledhja e Komitetit për menaxhimin e pandemisë, ku i pranishëm është edhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti i cili ka thënë se ka qenë një vit i jashtëzakonshëm. Sipas tij, pandemia është menaxhuar me sukses.
“U mbushën një vit nga fillimi i pandemisë do të falënderoj dhe të shpreh respektin për të gjithë stafin shëndetësor për punën që kanë bërë ne menaxhimin e pandemisë. Në emër të Qeverisë shpreh ngushëllime për ata që kanë vdekur. Ka qenë përvojë jetësore për të gjithë neve, kemi kaluar një vit të jashtëzakonshme dhe e them me kënaqësi që ja kemi dal.” ka thënë Hoti.
Ai ka lavdëruar ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemajn dhe drejtorin e IKSHPK-së dhe të IKSHPK-së duke thënë se kanë arritur t’i ngritin kapacitetet.
Hoti ka potencuar se edhe kategorizimi i komunave në kuadër të masave është marrë si model nga vendet e tjera.
“Jemi në muajt e fundit të përmbylljes së kësaj pandemie dhe të vazhdojmë me këtë ritëm. Në dy javët e fundit kemi pasur rritje në numrin e rasteve, por nuk shumë e lartë kjo rritje, duhet të jemi të mobilizuar me inspektoratin”, ka shtuar ai.