Hoteli i parë në Kosovë dhe rajon që është certifikuar nga organizata ndërkombëtare Travelife për angazhimin e tij ndaj praktikave të qëndrueshme dhe mbrojtjes së mjedisit është hoteli City Inn në Prishtinë.
Certifikimi nga Travelife është një provë e rëndësishme e përkushtimit të City Inn për të reduktuar impaktin e tij mbi mjedisin dhe për të promovuar praktikat e qëndrueshme në industrinë e turizmit. Me këtë certifikatë, City Inn vërteton angazhimin e tij ndaj kujdesit të mjedisit, angazhimin ndaj komunitetit dhe praktikave të drejta të punës.
“Jemi shumë krenarë që angazhimi jonë në qëndrueshmëri tashmë është edhe i vlerësuar ndërkombëtarsisht me certifikimin nga Travelife, duke u bërë hoteli i parë në Kosovë dhe rajon që ka marrë këtë certifikim”, shprehen përfaqësuesit e City Inn. “Ne jemi të përkushtuar që të jemi pjesë e ndryshimit pozitiv në mënyrë aktive, dhe kjo certifikatë tregon se jemi në rrugën e duhur. Ne do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar në zbatimin e praktikave të qëndrueshme në të ardhmen.”
Certifikimi nga Travelife është bërë pas një inspektimi të thellë të politikave dhe praktikave të qëndrueshme të hotelit City Inn, përfshirë menaxhimin e energjisë dhe ujit, menaxhimin e mbeturinave, angazhimin ndaj komunitetit dhe zbatimin e praktikave të drejta të punës dhe të drejtave të njeriut në përgjithësi.
Hotel City Inn vazhdon të kërkojë mënyra për të rritur përkushtimin e tij ndaj praktikave të qëndrueshme dhe angazhimit ndaj komunitetit, duke shpresuar që të sjellë ndryshime të rëndësishme në industrinë e turizmit dhe të mbrojë mjedisin tonë të përbashkët.
Për referencë, në këtë link mund të shihni hartën ku shihen hotelet e certifikuara në botë duke përfshirë edhe hotelin City Inn si i vetmi në rajon.