Dashi-Sot qielli hapet triumfal për ju me planetë që janë të vendosur në favorin tuaj të plotë. Në veçanti, Jupiteri në shenjën tuaj dhe Venusi që pushton miqtë tuaj, Binjakët. Do të jeni në gjendje të shkëlqeni me sharmin tuaj të vërtetë mbretëror, me Venusin që do t’ju garantojë një formë të përsosur psikofizike.
Demi-Një qiell i ndritshëm ju jep Merkuri i cili ndodhet në aspektin harmonik nga Gaforrja. Ai do të ketë meritën të kundërshtojë disa negativitete duke ju forcuar dhe sqaruar disa çështje të mbetura pazgjidhura ditët e fundit. Por ngjarja e vërtetë e momentit është hyrja e Marsit në shenjën tuaj. Dëshira juaj për të shfaqur veten dhe për të dalë në pah do të rritet.
Binjakët-Sot do të përballeni me një problem shëndetësor dhe mund të zhvilloni një konsultë me mjekët. Duhet të keni shumë kujdes me shpenzimet që do të kryeni, pasi mund të keni probleme me financat.
Gaforrja-Do të keni mbështetjen e planetëve në marrëdhënien tuaj me partnerin/en. Çdo gjë do të shkojë më së miri. Sa i përket financave, nëse veproni me maturi gjithçka do të shkojë më së miri.
Luani-Në aspektin sentimental duhet që të jeni më tolerantë në disa vendime. Jepni më shumë hapësira partnerit/es tuaj në mënyrë që lidhja juaj të ecë si duhet. Në lidhje me profesionin, do të ketë surpriza pozitive. Është koha të konkretizoni idetë tuaja që kanë qenë në pritje për një kohë të gjatë.
Virgjëresha-Marrëdhënia në çift do thellohet edhe më tepër gjatë kësaj dite dhe ju do kaloni akoma më tepër kohë me atë që keni në krah. Financat duhen menaxhuar me më tepër kujdes dhe maturi, përndryshe do ketë probleme.
Peshorja-Me mendjemadhësi dhe krenari do të përfitoni vetëm armiq. Mos u tregoni të padrejtë me ata që kanë investuar në marrëdhënien që kanë me ju, vetëm sepse dëshironi gjithçka në sekondë. Vlerësojini më shumë të tjerët
Akrepi-Keni shumë çështje për të zgjidhur dhe nuk mund të pretendoni që familjarët tuaj, të bëjnë atë që realisht duhet të kishit bërë ju, madje prej kohësh. Sot nuk është dita për të gjykuar, por dita që çdokush të marrë përgjegjësitë e tij.
Shigjetari-Hëna është në anën tuaj sot dhe mund të merrni disa lajme të mira. Duhet që të jeni shumë të duruar dhe të merrni vendime me intuitë. Për sa i përket çështjeve financiare mund të keni probleme.
Bricjapi-Profili planetar i kësaj dite ju jep forcën për të sqaruar disa çështje në fusha të ndryshme. Çdo situatë e errët e mëparshme pastrohet plotësisht në mbrëmje. Marsi, Urani dhe Plutoni ju japin guxim të qëndroni në pozita mbrojtëse. Gjithmonë do të ngrini flamurin e kompetencës dhe do të shpërfillni gjykimet e kolegëve armiqësorë.
Ujori-Sot do të jeni të pakënaqur dhe do të kërkoni që të qëndroni vetëm dhe larg zhurmave. Do të keni mungesë durimi, por kjo mund të ndikojë negativisht në punën tuaj. Lajme të mira ka për beqarët.
Peshqit-Situata në jetën sentimentale të çifteve do të jetë më e mirë se kohët e fundit. Duhet ta bëni partnerin të flasë për çdo gjë me ju dhe të mos mbyllet në vetvete. Sa i përket situatës financiare, do të merrni masa për gjendjen tuaj ekonomike dhe gjithçka do të shkojë shumë mirë.