Dashi-Mërkuri shkëlqen i dobishëm për ju nga shenja e Binjakëve dhe ringjall shpirtin duke ju lejuar të projektoni veten në sipërmarrje të të gjitha llojeve me rezultate mbresëlënëse. Hëna dhe Dielli ju ndikojnë pozitivisht në fushën profesionale, favorizohen profesionistët e lirë.
Demi-Ndikime mjaft pozitive nga tranzitet planetare, me disa yje të gatshëm për t’ju mbështetur në rrethana të ndryshme dhe për të nxjerrë në pah shkathtësinë tuaj. Plutoni, lëviz energjitë që jetojnë brenda jush dhe nxitimpulset e erosit.
Binjakët-Nëse falni atë që ju ka kequdhëzuar do të jepni një mesazh të gabuar edhe për të tjerët. Ju duhet ta bëni atë person shembull për të tjerët. Në fund të fundit, persona të tillë e meritojnë një qortim.
Gaforrja-Gjendja juaj sot do të jetë e mirë, falë ngjarjeve dhe lajmeve të papritura që do t’ju bëjnë optimist dhe pozitiv.
Luani-Është momenti i duhur për të nisur një lidhje e cila premton të jetë interesante. Në sferën profesionale do të keni shpenzime të shumta.
Virgjëresha-Nuk keni pse t’i luftoni kundërshtarët tuaj deri në nënshtrim edhe nëse ata e kanë bërë me ju diçka të tillë. Ju do të arrini më shumë triumfe në afatin e gjatë nëse shfaqni mëshirë. Por jo shumë!
Peshorja-Jini më të durueshëm dhe tolerantë. Përdorni maksimumin e diplomacisë. Një lajm i mirë do t’ju vij në aspektin profesional. Bëni kujdes ka shoqëria, ka njerëz rreth jush që iu shikojnë me dyshime.
Akrepi-Planetët sjellin harmoni në shenjën tuaj. Plutoni, sundimtari juaj ideal, vazhdon të udhëtojë në shenjën miqësore të Bricjapit dhe ju ofron kënaqësi të natyrshme në sferën familjare, miqësore dhe emocionale në përgjithësi. Pozicioni i dobishëm i Neptunit tek Akrepi ju shpërblen me formë të mirë fizike.
Shigjetari-Fokusi planetar është mjaft i dobishëm. Një pjesë e yjeve është në favorin tuaj dhe në këtë ditë të bukur pranvere, shtohet edhe Jupiteri i fuqishëm. Saturni në Ujor ju bën racional, logjik, me një ndjenjë depërtuese të pjesëmarrjes konkrete në realitet, veçanërisht nëse keni lindur në dhjetor.
Bricjapi-Sot do të ndjeni se ka ardhur koha të ballafaqoheni me gjërat dhe të ndaloni së dyshuari. Pranoni ide dhe mendime të reja.
Ujori-Sot duhet të jeni shumë të kujdesshëm për të mos e tepruar, sepse çdo veprim mund t’ju kushtojë shtrenjtë. Mos lejoni që çështjet familjare të përjetësohen pa zgjidhje.
Peshqit-Jeta mund t’ju përballë me beteja të ashpra, por nëse nuk dorëzoheni në fund do të fitoni. Ç’është më e rëndësishmja, ju duhet të rrisni forcën tuaj të brendshme që t’i përballoni më lehtë betejat e tjera.