Dashi-Dita sot ju gjen pak të lodhur dhe të mërzitur. Do të jetë për shkak se keni ende shumë për të bërë në fusha të ndryshme të jetës suaj të përditshme. Koha është gjithmonë e shkurtër për të kuptuar realisht atë që ju intereson, por fakt është se po vuani disa momente lodhjeje dhe tensionesh.
Demi-Horizont i mirë planetar me Hënën që ju shpërblen nga shenja mike e Gaforres. Pozicioni i ri ndriçues i planetit ju jep aftësinë për të garantuar mirëqenie dhe harmoni në jetën familjare. Saturni në Ujor, në një kënd jo pozitiv për shenjën tuaj teknikisht, ju detyron të mos ndiqni të gjitha interesat ditore.
Binjakët-Mund t’ju duhet që t’i shtyni planet për udhëtim që kishit për 2-3 ditë. Ndryshimet e papritura dhe pengesat që mund të hasni do të jenë prezente dhe mënyra më e mirë për t’i zgjidhur është duke u treguar fleksibël. Do të shihni se do t’ia dilni mbarë lehtësisht dhe do të vijoni me planet që kishit.
Gaforrja-Nëse duhet të shpenzoni kohë për veten sot, bëjeni, nuk ka nevojë t’i kërkoni leje askujt Gaforrja ka tendencën që ndonjëherë të shkëputet nga jeta e përditshme për të marrë veten.
Luani-Do të gjeni një mënyrë për të braktisur një situatë, e cila ju ka krijuar goxha të këqija dhe sjellje të padrejta me partnerin. Edhe pse sot do të jeni të angazhuar me punë, mbrëmja do të jetë mes miqsh.
Virgjëresha-Diçka që deri më sot e kishit pranuar pa pikë dyshimi, papritur do t’ju duket e gabuar dhe nuk i jepni dot shpjegim. Dëgjoni instiktin, por mos u nxitoni. Javën që vjen gjërat mund të marrin një rrjedhë tjetër dhe gjithçka do të ketë kuptim.
Peshorja-Ju tashmë jeni më pak të interesuar ndaj partnerit, ose interesi juaj i përket një natyre paksa ndryshe. Megjithatë nuk duhet të jeni i prerë në mënyrë të menjëhershme me partnerin, edhe nëse tashmë keni një admirues tjetër të fshehtë.
Akrepi-Mund të ekzistojë një rivalitet në lidhje me karrierën ditën e sotme. Nëse jeni duke u sfiduar, duhet të zgjidhni të tërhiqeni dhe të mendoni mundësitë tuaja si dhe avantazhet e rivalit. Momentalisht, nuk keni në dorë informacionet që ju nevojiten.
Shigjetari-Nuk duhet të pranoni çdo lloj ftese pa qenë të sigurt se ata persona nuk do ju bëjnë keq. Mos u nxitoni në hapat që do ndërmerrni, do bëheni pishman me vonë dhe nuk do keni mundësi të rregulloni situatën.
Bricjapi-Shijoni aspektin e mirë të Uranit në shenjën miqësore të Demit. Me të dita hapet menjëherë e gjallë dhe stimuluese nga të gjitha këndvështrimet. Mjedisi familjar ju rezervon kënaqësitë më të mëdha, veçanërisht në marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve dhe midis motrave e vëllezërve.
Ujori-Vetëm sepse ata që keni rreth e rrotull duan medoemos të ankohen dhe të ndihen keq me veten, nuk do të thotë se ju nuk mund të bëni të kundërtën. Mos shpenzoni kohë me lot të kota dhe frikën e të tjerëve, lërini ata të merren vetë me problemet e tyre. Dilni argëtohuni, shijoni jetën.
Peshqit-Ju jeni të njohur për elokuencën tuaj dhe një natyre që dini t\i përballoni me finesë debatet. Mos bini pre e ngacmimeve pa vlerë, por tregojuni vendin atyre që do tentojnë të prishin ditën tuaj.