Dashi-Hëna te Luani ju bën pasionantë dhe bujarë me partnerin/en, por edhe pak xhelozë dhe posesiv. Megjithatë, pasi Hëna hyn në Virgjëreshë, ju bëheni më racionalë dhe kritikë, por edhe më të vëmendshëm ndaj detajeve dhe nevojave të njëri-tjetrit.
Demi-Merrni sot stimuj të ndryshëm nga energjia planetare që janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për ju. Një ekip shumë i fuqishëm Dielli-Plutoni, do t’ju mbrojë duke ju siguruar guximin, dinamizmin dhe taktikat për të mposhtur çdo kundërshtar. Besojuni më shumë instinkteve tuaj sot.
Binjakët-Për sa i përket çështjeve financiare do të merrni një lajm të mirë. Një shumë parash që keni pritur kohët e fundit do të bëhet e juaja. Në punë mund të keni disa probleme të vogla, por do të zgjidhen shpejt.
Gaforrja-Do të kaloni kohë të mjaftueshme me partnerin/en tuaj duke përmirësuar marrëdhënien që keni në çift. Do të ndjeni kënaqësi në krahët e partnerit tuaj. Në lidhje me financat, duhet të tregoheni më të kujdesshëm nëse nuk doni që të keni probleme.
Luani-Tashmë keni lënë pas çdo mundim të fillimit të muajit në sferën sentimentale dhe ka ardhur koha për të kthyer faqe. Mërkuri do të jetë në anën tuaj dhe kjo gjë do të bëjë që të jetoni diçka të bukur.
Virgjëresha-Disa njerëz mendojnë se ju jeni shumë të tërhequr emocionalisht. Pa marrë parasysh nëse kjo është e vërtetë apo jo, mos lejoni që ata t’ju shtyjnë tu jepni gjëra të cilat e dini se nuk i meritojnë.
Peshorja-Shpenzimet e pakujdesshme do t’ju vendosin në vështirësi. Bëni çmos që burimet tuaja të zgjasin sa më shumë. Kur përballeni me zgjedhjen e zëvendësimit të një artikulli përballë riparimit të tij, zgjidhni këtë të fundit.
Akrepi-Ndoshta pozicioni aktual ku ndodheni është i vështirë, por kur duken se fati do të anojë sërish nga ana juaj. Tregoni më shumë kujdes e mos e mos e teproni me shpenzime pa vend.
Shigjetari-Plutoni në shenjën e Bricjapit, shenja me të cilën argëtoheni, ju sjell racionalitet dhe qëndrueshmëri. Tek miku juaj Dashi gjeni një prani planetare me rëndësi të madhe, një Jupiter që ju sjell fat. Një formë e shkëlqyer psikologjike ju shoqëron sot në të gjitha nismat që do të ndërmerrni.
Bricjapi-Një problem shëndetësor do t’iu prishë ditën e sotme. Pushimet tuaja do të prishen dhe ju do të përfundoni në spital. Nuk duhet të shqetësoheni, pasi gjithçka do të zgjidhet shumë shpejt.
Ujori-Ndonëse nuk është një periudhë edhe aq e favorshme për ju, do të keni mundësinë që përsëri të shfaqni aftësitë tuaja organizative. Do të jetë më mirë të mendoheni një çast, para se të thoni diçka.
Peshqit-Ditët në vazhdim do të përfshiheni nga një dëshirë e madhe për të udhëtuar. Por para se të niseni për aventurën e radhës duhet të rregulloni punët me të dashurit. Ata duhet të dinë se ku po shkoni dhe kur synoni të ktheheni.