Horoskopi ditor, 22 dhjetor 2020

Dashi

Kjo ditë do të jetë e mbushur plot me mundësi konstruktive, sidomos në punë dhe në çështjet financiare. Për beqarët kjo e martë do të jetë e mbushur plot me njohje të reja dhe takimet nuk do të mungojnë. Kjo atmosferë e festave për të gjithë Dashët është shërim për mendjen dhe shpirtin.

Demi

Nëse deri më tani ka pasur boshllëqe në dashuri, këtë ditë do të keni mundësi më të mira. Ashtu si kjo, jeta juaj private do të përmirësohet ngadalë dhe gradualisht, dhe pastaj buzëqeshja ngadalë do të kthehet në fytyrën tuaj.  Sa i përket shëndetit tregohuni pak më të kujdesshëm dhe shkoni të flini herët pasi vetëm kështu mund të fitoni energjitë e humbura.

Binjakët

Disa prej jush do të preferojnë të qëndrojnë në shtëpi dhe mos bëjnë asgjë. Ndërsa, disa të tjerë do ti përdorin mundësitë dhe ofërtat që do ju jepen për të investuar në karrierën e tyre. Shumë çifte sot do të kënaqen pa presionin që duhet të dalin diku ose të provojnë diçka para dikujt. Mos harroni një datë speciale për ju sepse nëse ndodh që ju ta anashkaloni shumë persona do të mërziten me ju.

Gaforrja

Ndoshta sot do të ndiheni të pamotivuar dhe të painteresuar për disa çështje dashurie të cilat më parë kanë qenë tepër të rëndësishme për ju.Keni nevojë për më shumë pushim.Keni para disa ditë të rëndësishme  të cilat do të jenë të mbushurë plot sukses dhe arritje në punë. Çdo gjë që do të merrni do të jetë nga puna juaj e deri tanishme.  Përpiquni që të mos i mërzitni të tjerët dhe tregohuni sa më të qetë përballë disa situatave të tensionuara që do t’ju përplasen në fytyrë.

Luani

Këtë të martë as bashkëpunimet nuk do të mungojnë me personat që ndodhen rreth jush.  Kolegët tuaj do t’ju japin më shumë vëmendje dhe kjo gjë do t’ju shkaktojë një energji pozitive.  Disa nga ju do të bëjnë disa veprime që do të kenë ndikim te të gjithë ata persona me të cilët ju punoni. Partneri ka përgatitur një suprizë dhe ofertë tepër të këndshme për ju, mos e refuzoni.

Virgjëresha

Ju sot do të duhet të jepni të gjithë energjinë dhe kohën tuaj. Shkojini deri në fund projekteve që keni nisur dhe mos hiqni dorë. Mos harro se pas çdo vështirësie që kalon triumfi qëndron në fund duke ju pritur. Një fazë magjike dhe e mrekullueshme paraqitet në fushën e dashurisë, si për personat që janë në një lidhje dhe për beqarët. 

Peshorja

Planetët do të jenë përkrah jush dhe gjëra të mrekullueshme do të ndodhin rreth jush. Nuk do të zhgënjeheni nga miqtë tuaj, përkundrazi ata do tju rrisin besimin. Nuk është nevoja për t’u shqetësuar për asgjë. Jeni të destinuar për të qenë të lumtur.

Akrepi

Është shumë e rëndësishme që ta lini veten të lirë dhe ti tregoni të tjerëve se si ndiheni. Situata aktuale ju jep kurajon që ta bëni. Partneri  ka shumë mundësi që të impresionohet nga ideja që ju keni shkuar aq larg dhe jeni bërë emocionalë. Mundësi të mira ju presin në punë.

Shigjetari

Të gjithë ata që janë në një marrëdhënie do të kalojnë disa vështirësi. Ata persona që pëlqejnë dikë këtë të martë të  shtyrë nga yjet do ti shprehin ndjenjat. Shkak për këtë do të bëhet atmosfera që ka krijuar për ju ai person . Merrni avantazh nga kjo dhe krijoni një lidhje të fortë mes të dyve. Tregoni një kundes të veçantë me financat sepse jo çdo gjë është me bollëk siç ka qenë dikur.

Bricjapi

Nëse kohëve të fundit keni krijuar një lidhje atëherë pozicioni i planeteve do t’ju bëjë të kuptoni sot se çfarë aventureje i keni hyrë. Sapo keni filluar të njihni njëri-tjetrin, dhe jeni që tashmë të gëzuar për ato që keni mësuar. Disa probleme në shkollë dhe në punë do t’ju lodhin dhe nuk do të dini se çfarë zgjidhje ti jepni.

Ujori

Radhitja e planeteve ka për të sjellë më në fund pakëz dritë në jetën dashurore. Ju do të jeni të lirë të shprehni të gjithë gëzimin që ndjeni dhe do të jeni në gjendje të planifikoni supriza pa patur frikë se çfarë mund të ndodhë më pas. Në momentin kur të shprehni ndjenjat tuaja do të ndiheni më të çlirët.

Peshqit

Nëse jeni konfuzë për ti treguar diçka miqve tuaj apo jo, yjet ju këshillojnë që ta bëni pasi ata mund të ndihen sikur ju po i fshihni diçka. Sa i përket partnerit e keni tepër të nevojshme të qëndroni pak kohë vetëm, pas gjithë atyre debateve dhe situatave të rënduara mesh jush dhe partnerit ka ardhur momenti që të merrni pak kohë qetësi.