Dashi-Pozicioni i Jupiterit mund të sjellë disa ndryshime në jetën tuaj të dashurisë, por me Merkurin në Ujor, do të jeni në gjendje ta përballoni mirë situatën. Shprehuni dhe mos kini frikë të shprehni ndjenjat tuaja. Pozicioni i Plutonit mund të sjellë pak fat në jetën tuaj. Mbani një sy për mundësitë kur ato lindin.
Demi-Një horizont mjaft pozitiv ju shoqëron në këtë ditë marsi. Hëna, pjesa emocionale e egos, është dashamirëse në shenjën e Peshqve; Dielli, që ka një pjesë aktive të personalitetit, gjendet gjithmonë tek Peshqit, miku juaj besnik. Ekuilibri i brendshëm është i garantuar dhe po ashtu edhe pamja e jashtme.
Binjakët-Në një periudhë me shumë telashe dhe stres, rekomandohet që t’i kushtoni më tepër kohë vetes dhe familjes tuaj, duke lënë mënjanë përkohësisht impenjimet e tjera. Duhet të bëni kujdes në raport me partnerin.
Gaforrja-Nëse keni pasur marrëdhënie të mirë me partnerin, e tillë do të vazhdojë edhe sot. Nëse keni patur probleme, mund të ndërmerrni një vendim ekstrem. Sa i përket financave, duhet të rrezikoni që situata të ndryshojë.
Luani-Ndonjëherë duhet të jeni të guximshëm dhe të sinqertë për të pranuar dështimet tuaja. Nëse do të pranonit këto gjëra do të thotë se rruga drejt të vërtetës është shumë e afërt. Pra, kuptojeni se njeriu mund të bëjë dhe gabimi dhe nuk ka asnjë gjë të keqe.
Virgjëresha-Ajo që do të bëni për vete këtë javë do ju sjellë më shumë kënaqësi se ato që njerëzit e tjerë bëjnë për ju. Duke krijuar diçka me mendjen dhe dorën tuaj, ju do tu kujtoni njerëzve se jeni më shumë se një fytyrë e bukur.
Peshorja-E marta parashikohet të jetë interesante për ta kaluar me familjen ose me personat që keni përzemër. Ka disa çështje familjare të cilat duhet t’i zgjidhni, ndaj tregoni vëmendjen e duhur. Është koha të bëni shpenzime.
Akrepi-Një ditë diskrete hapet për Akrepët, të kënaqur plotësisht nga kalimi i Jupiterit në shenjën e Peshqve, diçka e dobishme për shenjën tuaj. Gjithçka që ndodh në këtë moment ka një konotacion tjetër, të ndriçuar nga një dritë e fuqishme, e cila injekton optimizëm.
Shigjetari-Me zhvendosjen në një orbitë kritike të disa planetëve, ku spikat Jupiteri dhe Mërkuri, nuk duhet të prisni shumë nga një ditë që duket jo e qetë. Është Hëna ajo që ju asiston në planin sentimental.
Bricjapi-Do të jetë një ditë e qetë dhe ata që janë në një lidhje do të harrojnë vështirësitë që kanë pasur. Financat do të jenë të mira dhe mund të shpenzoni për gjërat që keni menduar.
Ujori-Kjo ditë do të mbahet mend gjatë gjithë jetës, pasi sot do të merrni disa vendime të rëndësishme dhe do të jepni një drejtim të ri jetës tuaj. Ndjenjat pozitive do t’ju ndihmojnë të siguroheni se jeni në rrugën e duhur.
Peshqit-Besoni çfarë doni të besoni dhe injoroni ata që ju thonë se jeni i marrë, i keq apo i rrezikshëm në pikëpamje të caktuara. Ata kanë frikë nga idetë tuaja.