Dashi-Filloni muajin mjaft pozitivisht dhe me fat. Dielli me shenjën miqësore të Binjakëve është trajneri juaj i jashtëzakonshëm. Kjo mund të jetë një kohë shumë e mirë për t’u larguar nga turmat dhe të mendoni për gjërat tuaja personale. Disa njerëz po përpiqen t’ju pengojnë të shihni gjërat, siç janë në realitet.
Demi-Afërdita në shenjën tuaj përuron një muaj pozitiv në të gjitha aspektet, veçanërisht nëse keni lindur në dhjetëditëshin e parë. Opinioni juaj rreth dikujt është i saktë, por kjo nuk do të thotë që duhet të shprehni opinione për botën në përgjithësi. Mbajeni këtë mendim për veten tuaj nëse nuk doni të përfshiheni në mosmarrëveshje.
Binjakët-Mos lejoni që miq apo kolegë në punë t’ju detyrojnë të bëni gjëra që nuk iu pëlqejnë. Nëse dikush thotë se nuk keni alternativë tjetër dhe duhet të ndiqni medoemos një rrugë të caktuar, merrni kohë dhe shqyrtojini vetë opsionet.
Gaforrja-Dita sot paraqitet mjaft e mirë. Çfarëdo gjë që jeni duke pritur do të vijë tek ju në mënyrën më të mirë. Më në fund do të shihni rezultatet e përpjekjeve të së kaluarës.
Luani-Për beqarët ka ardhur momenti që të përzgjedhin miqësitë. Ndërsa ata që janë të lidhur duhet të rivlerësojnë mirë zgjedhjet që do të bëjnë. Besojini këshillës së një personi ekspert.
Virgjëresha-Vendosni para nevojat tuaja këtë fundjavë dhe injoroni ata që ju thonë se po tregoheni egoistë, apo se nuk jua ndjen për nevojat e të tjerëve. Sigurisht që nuk është e vërtetë, por nuk do të mund të bëni shumë për të tjerët, nëse nuk jeni të lumtur me veten.
Peshorja-Ka ardhur koha t’i jepni zgjidhje problemeve që keni krijuar kohët e fundit. Qëllimi mund të ketë qenë i mirë, por rezultati nuk është ai që prisnit. Mos u përpiqni të shpëtoni të tjerët, kur nuk duan të shpëtohen. Kujdesuni për veten.
Akrepi-Aktivitete të rëndësishme në shtëpi do t’ju marrin mjaft energji ditët e ardhshme. Mund të keni shumë njerëz që vijnë e ikin. Ndoshta po planifikoni një event social apo po ndryshoni shtëpi. Cilado qoftë arsyeja ka shumë shanse që përfundimi të jetë ai që dëshironi.
Shigjetari-Pritet një ditë e mirë, por shumë impenjuese për ju, kështu që do të jeni të detyruar të lini për më vonë një takim me dikë për një çështje private.
Bricjapi-Urani dhe Mërkuri ndodhen në një pikë të përshtatshme të zodiakut. Nëse jeni shumë posesiv në një lidhje, ka ardhur momenti që të tregoni më shumë kujdes, sepse mund të rrezikoni raportin tuaj. Në aspektin profesional, pengesat do të jenë të shumta.
Ujori-Çështjet financiare shkojnë mirë, ndaj këtë fundjavë nëse e gjeni veten përballë dikujt që ka nevojë për ndihmën tuaj, mos u kurseni. Dashuria mund mos të blihet me para, por nëse jeni të dashuruar, pak para mund të ndihmojnë.
Peshqit-Sot duhet të përqendroheni më shumë tek vetja juaj. Kjo është një ditë ideale për të vënë në jetë projektet dhe idetë tuaja. Dashuria paraqitet shumë e mirë dhe idetë e reja do të rezultojnë mjaft të suksesshme.