Dashi
Vështirë se mund t’ju fajësojnë kur bëhet fjalë për të vendosur se ku duhet t’i shpenzoni paratë. E dini se çfarë vlen për ato para e çfarë jo. Do të vijë një moment kur do të duhej ta pranoni se të tjerët nuk i kanë pikëpamjet e njëjta me ju, kur bëhet fjalë për të shpenzuar në gjësende festive.
Demi
Qoftë kur jeni në shtëpi, në punë apo te të dyja, mos ngurroni të punoni në mënyrë grupore. Edhe nëse zakonisht punoni vetë, dikush do t’ua ofrojë dorën për t’ju ndihmuar. Ndoshta nuk do të keni nevojë, por ata kanë nevojë që t’ju ndihmojnë në njëfarë mënyre.
Binjakët
Personaliteti juaj komunikues do t’ju sjellë ftesa nga tubimet online. Ju mungojnë aktivitetet argëtuese që do të mund t’i kishit në këtë periudhë të vitit, por do të provoni të bëheni pjesë e ngjarjeve virtuale nga shtëpia. Shfrytëzojeni mundësinë për t’i futur në përdorim aftësitë tuaja kreative.
Gaforrja
Po shpërqendroheni lehtë nga gjërat përreth. Kjo ndikon që të mos mund të përqendroheni si duhet. Gjithashtu po harroni më shumë se zakonisht, kështu që kontrollojeni orarin dhe sigurohuni se nuk keni harruar për të shkuar ndokund. Një koleg mund t’ua rikujtojë se ju ka kërkuar që ta udhëhiqni një ekip të inovatorëve kreativë.
Luani
Bëjeni pjesë të planeve tuaja një mik që është i vetmuar, kurdo dhe kudo që mundeni. Jo vetëm që do t’ua ndreqni ditën, por edhe do të kënaqeni kur e dini që i keni ndihmuar dikujt dhe ia keni ndryshuar gjendjen emocionale. Një ftesë e papritur për një takim profesional do të jetë arsyetim i mirë për të blerë rroba të reja.
Virgjëresha
Keni qenë gjithmonë të ndjeshëm karshi atmosferës. Ndonëse njerëzit do të thonë se asgjë nuk po shkon keq, ndryshimi dhe rrëmuja po ua vështirësojnë rehatinë. Nuk mund ta lejoni që t’ju shqetësojë kjo gjendje, por sa më pak që reagoni, aq më lehtë do të hiqet kjo atmosferë e çuditshme.
Peshorja
Ideja e një projekti kreativ festiv do të jetë arsyeje për t’u lumturuar. Mezi prisni për të nisur me këto plane. Një i afërm në moshë do t’u bëjë disa sugjerime të mrekullueshme për dhurata, të cilat doni t’ua bëni më të dashurve tuaj. Po shpresoni të shpenzoni shumë kohë me një person të veçantë.
Akrepi
Një mik apo fqinj do të kërkojë ndihmë nga ju për një organizatë bamirëse. Gjithmonë jeni shumë mbështetës për nisma me qëllim të mirë, por mos u befasoni nëse angazhimi juaj aty do të zgjasë më shumë se një ditë. Marrja e rolit të udhëheqësit do t’ju falë përvojë të mrekullueshme, e cila do t’ua përmirësojë pikëpamjet për të ardhmen.
Shigjetari
Financat e përbashkëta, sigurimi i së ardhmes, puna dhe shëndeti janë çështje që po ju sillen nëpër kokë. Mundohuni t’i përballoni të gjitha në mënyrë sa më praktike që të mundeni. Po qe se tregoheni të organizuar në punë, kjo mund t’ju sjellë rritje page.
Bricjapi
Nuk do të ketë vend për diçka tjetër përpos punëve të përditshme. Miqtë kanë disa ide interesante, por duhet t’i lini që të punojnë më tutje me to pa praninë tuaj. Kanë ndodhur disa zhvillime dhe nuk mund t’i shmangni më shumë, edhe pse më shumë do të kënaqeshit duke bërë diçka më kreative.
Ujori
Përgatituni që të jeni në qendër të vëmendjes, nëse ju jepet mundësia që ta shfaqni kreativitetin. Të tjerët janë të uritur për t’ju ndjekur, sidomos kur bëhet fjalë për organizimin e ngjarjeve dhe aktiviteteve online, të cilat duken se janë argëtuese. Çfarëdo që po synoni, thjesht jini vetvetja dhe do të keni sukses.
Peshqit
Do të jeni të kënaqur me punën në prapaskenë, ndonëse keni ftesa që të bëheni pjesë e një ngjarjeje ekipore. Kjo nuk do të ndodhë derisa t’i arrini synimet që ia keni vënë vetes, pasi jeni gati të dilni nga guaska dhe t’u tregoni të gjithëve se çfarë jeni në gjendje të bëni.