Dashi-Është një periudhë sfiduese. Gjithsesi do mund të përballoni gjithçka falë aftësisë dhe punës suaj. Mund të keni disa debate familjare lidhur me planet e së ardhmes si dhe një keqkuptim me dikë sa i përket financave. Keni disa luhatje me shëndetin.
Demi-Do t’ju duhet të jeni të vetëdijshëm për ndjenjat sot. Mund t’ju duhet të merreni me dikë që nuk është i hapur ndaj pikëpamjeve të reja. Nëse nuk vetëpërmbaheni mund të përfshiheni në një diskutim të ndërlikuar me kolegët. Bëni çmos ta shmangni.
Binjakët-Planetet thonë se nuk keni asgjë nga se të keni frikë. Sa më shumë t’ia kujtoni vetes këtë, aq më shumë gjasa ka që kjo ndjesi të bëhet pjesë e karakterit tuaj.
Gaforrja-Me ndikimin e favorshëm të Hënës, kjo ditë do të jetë perfekte sa i takon çështjeve sentimentale. Mundohuni që të largoheni nga situatat e pamundura, pasi veçse do të humbni kohë.
Luani-Nuk ka përfunduar ende periudha juaj e pozitivitietit, por tashmë fuqia duhet të vijë nga ju dhe jo nga yjet. Duhet të riktheheni në lojë dhe të tregoni kush jeni. Nuk duhet të mbylleni në egon tuaj, por jini më të hapur.
Virgjëresha-Në 24 orët e ardhshme duhet me patjetër të karakterizoheni nga mendime pozitive. Nëse besoni se keni talentin për t’ia dalë, atëherë do të keni sukses. Realitetin tuaj e krijoni ju vetë.
Peshorja-Duhet të organizoheni mirë, pasi duhet të përballeni me detyra jo fortë të lehta dhe në një hark të ngushtë kohor. Kini besim tek vetja dhe mos u dorëzoni. Intuita nuk do iu braktisë asnjëherë. Mbrëmja paraqitet harmonike.
Akrepi-Do të ndiheni disi të cënuar nga modelet që ofron shoqëria që ju rrethon. Teksa do të përpiqeni për të gjetur modelin që ju dëshironi të jeni, mund të përballeni me kritika nga ata që ju rrethojnë. Vetëm sepse idetë e tyre nuk janë në sinkron me tuajat, mos u tregoni agresivë. Nëse idetë tuaja mund të jenë disi radikale, idetë e të tjerëve janë thjeshtë ndryshe. Ka vend për të dyja.
Shigjetari-Do të keni një bisedë për një martesë lidhur me një anëtar të familjes. Mos lini personat e jashtëm të ndërhyjnë brenda saj. Kini kujdes me vetëbesimin e lartë sepse mund t’ju sjellë probleme.
Bricjapi-Ju e doni argëtimin spontan, por gjithashtu e dini kur është koha të tregoni seriozitet. Për fat të keq, jo të gjithë e bëjnë këtë, dhe kjo mund të ndikojë negativisht në harmoninë e ditës. Me situatën financiare nuk do të jeni shumë të kënaqur.
Ujori-Njerëzit tuaj të afërm do të jenë më bashkëpunues se zakonisht, ndoshta ngase e kuptojnë se po ua kthyet shpinën ju nuk ka asnjë njeri tjetër që mund t’i ndihmojë.
Peshqit-Ata që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë emocionuese përkrah partnerit/es. Sa i përket financave, duhet të mendoheni mirë përpara se të kryeni disa shpenzime nëse nuk doni që të keni probleme.