Dashi-Hëna në Ujor ju fton të eksploroni lidhje të reja shoqërore. Mund të takoni njerëz interesantë që mund të ju “vjedhin” zemrën. Urani tek Dashi mund të sjellë ndryshime të papritura në situatën tuaj financiare. Këshillohet të tregoheni të matur me shpenzimet dhe të kërkoni mundësi për të ardhura.
Demi-Skena astrologjike shfaqet shumë pozitive për ju. Është një Pluton magnetik, nëse i përkisni dhjetëditëshit të tretë pritet të gjenerojë një energji të jashtëzakonshme në trup dhe në mendje. Një projekt i rëndësishëm profesional ju emocionon, ndikuar nga Saturni ambicioz.
Binjakët-Tashmë nuk jeni më të interesuar për marrëdhënie sipërfaqësore ose jo serioze. Do të takoni shume njerëz dhe do të zgjidhni miq të vërtetë. Në këtë moment të jetës, marrëdhëniet me të tjerët i konsideroni shumë të rëndësishme dhe nuk do t’i lini pas dore.
Gaforrja-Energjia që ju rrethon do të nxjerrë në pah ndjenjat që keni për një person special. Do të jeni në gjendje që t’i shprehni të gjitha gjërat që keni përbrenda dhe kjo do t’ju bëjë të jeni më të afërt. Do të kuptoni që ka dashuri të vërtetë mes jush.
Luani-Jeni shumë të përgjegjshëm për të gjitha veprimet që bëni, por situata do ju dalë jashtë kontrollit. Jepuni të gjithëve kohën e tyre për t’u menduar dhe reflektuar, mos u kërkoni llogari sikur të jeni prind i tyre.
Virgjëresha-Rreziku i vetëm këtë javë me kaq gjëra të mrekullueshme që po ju ndodhin është që të lini të tjerët të vendosin për ju. Ato mund të jenë vendime që sjellin përfitime, por jo për ju.
Peshorja-Sot vëmendja juaj përqendrohet te shtëpia, familja dhe jeta juaj personale. Pas një jave të lodhshme keni nevojë t’i kushtoni më shumë kohë familjes suaj. Pasi këto momente janë të rralla për ju. Shfrytëzojini këto momente, njerëzit tuaj të afërt kanë nevojë për praninë tuaj.
Akrepi-E quani veten mjeshtër të gjykimit të karakterit të dikujt. Për momentin talentet tuaja nuk janë shumë funksionale. Për një çast jeni të sigurt për dikë dhe në çastin tjetër nuk jeni të qartë nëse e njihni siç duhet apo jo. Qëndroni të fortë.
Shigjetari-Planetët e dobishëm dhe racionalë, Venusi, Saturni, Plutoni dhe Jupiteri, propozojnë një ditë shumë interesante dhe pozitive për ju. Entuziazmi po rritet në qiell, por ndërkohë mos i shpërdoroni paratë, disa planetë që korrespondojnë saktësisht me burimet ekonomike, kalojnë në një pozicion të papërshtatshëm,
Bricjapi-Do të jeni të tunduar nga një ofertë apo propozim që ju bëhet, por duhet që t’i shihni gjërat me qetësi. Është momenti më i përshtatshëm për të reflektuar.
Ujori-Energjia planetare do t’ju bëjë të ndiheni të pasigurtë për një gjë që në fakt ishit shumë të sigurtë. Duket sikur një marrëdhënie po shkatërrohet për shkak të forcave që ju nuk i keni nën kontroll. Mos u shqetësoni, lërini gjërat të ndodhin. Do të kuptoni që është thjesht një iluzion dhe çdo gjë është mirë.
Peshqit-Energjia planetare do t’ju bëjë të ndiheni të pasigurtë për një gjë që në fakt ishit shumë të sigurtë. Duket sikur një marrëdhënie po shkatërrohet për shkak të forcave që ju nuk i keni nën kontroll. Mos u shqetësoni, lërini gjërat të ndodhin. Do të kuptoni që është thjesht një iluzion dhe çdo gjë është mirë.