Dashi-Afërdita dhe Marsi ndodhen në pozicion të favorshëm dhe sjellin gëzimin e jetës dhe optimizmin. Ndryshimet pozitive janë duke ndodhur falë yjeve me fat që do të sponsorizojnë mirëqenien dhe vendosmërinë. Në çdo rast, në vend që të mendoni dhe reflektoni do të ishte më mirë të vazhdoni rrugën e nisur.
Demi-Venusi në kryqëzim me shenjën tuaj ju gjen të relaksuar dhe në formë. Po përgatiteni të përjetoni një periudhë plot lajme dhe situata të këndshme. Do të jepni maksimumin në angazhimet e planifikuara për këto ditë, të bindur se mund të shpejtoni planet e nisura. Nuk përjashtohen disa pengesa të vogla.
Binjakët-Duhet të tregoni shumë kujdes sot, pasi mund të bini viktimë e ankthit dhe stresit. Do të harxhoni kohë me gjëra të pavlera, të cilat mund t’iu kushtojnë shumë. Mund të merrni një lajm të keq.
Gaforrja-Duhet që ta largoni krenarinë dhe t’i përqaseni me më shumë dashuri njerëzve të dashur. Mos u përpiqni të bëheni si të tjerët. Duhet të qëndroni kështu si jeni.
Luani-Përgatituni për gjëra të jashtëzakonshme sot. Në planin financiar duhet të ruani gjakftohtësinë edhe nëse do ju dalë ndonjë problem sado i vogël.
Virgjëresha-Disa njerëz mund t’ju thonë se ëndrrat tuaja janë shumë të mëdha dhe që nuk keni asnjë shans t’i realizoni, por ata e kanë gabim. Hëna e re që po afrohet do t’ju gjejë duke i kthyer disa prej tyre në realitet. Besoni në vetvete.
Peshorja-Keni diçka të madhe për të ndarë me të tjerët? Tregohuni të drejtpërdrejtë dhe flisni me për atë që mendoni dhe që besoni se është e drejtë. Bëni kujdes në marrëdhëniet në punë. Mos lejoni që t’ju drejtojnë, jeni ju që e keni situatën në dorë dhe kjo duhet të vazhdojë të qëndrojë e tillë.
Akrepi-Çdo gjë që bëni dhe mënyra se si e bëni është shumë e rëndësishme në këtë momente, sepse një person po ju vëzhgon për t’ju marr si model. Mund të jetë një fëmijë, një vëlla, një mik, madje dhe një koleg. Gjëja më e rëndësishme është që të jeni të sinqertë.
Shigjetari-Dikush që ka qenë në fshehtësi i dashur me ju ka mbajtur për vete ndjenjat ndaj jush për arsye që nuk bëjnë kuptim. Edhe pse fillimisht duket si shkuese, më vonë do të kuptoni që është një mirë, të paktën kësaj here.
Bricjapi-Tranziti i Marsit ndodh në një pikë të shkëlqyer të Zodiakut. Ditë plot ngjarje, ashtu si qielli dhe zemra juaj! Në fakt, do t’ju rrethojnë yje dashamirës, plot forcë emocionale, përqendrim dhe kapacitet për dialog, por edhe yje qartësisht të kundërt, të cilët do të përpiqen t’ju bëjnë të humbni durimin në disa raste.
Ujori-Do të shoqëroheni me shumë situata negative gjatë ditës. Nuk do të ndiheni i lumtur dhe kjo mund të ndikojë në performancën tuaj në punë. Duhet të tregoni shumë kujdes dhe të shmangni shpenzimet.
Peshqit-Aspekti aktual i situatave do të prishë të gjitha barrierat që ekzistojnë mes jush dhe partnerit/es. Keni qenë hezitues për t’u folur, por gjithçka ndryshoi kur nuk patët zgjidhje tjetër.