Dashi-Nëse keni ndërmend të bëni një ndryshim në jetën e përditshme apo në punë, bëjeni sa më parë, pasi në fund të javës do të keni mjaft çështje të tjera për t’u shqetësuar.
Demi-Përgjatë ditëve të ardhshme do të kuptoni se gjërat për të cilat jeni merakosur nuk ia vlejnë kohën dhe mundin. Sapo të kuptoni këtë do ta keni më të lehtë për t’u fokusuar tek gjërat që vërtetë janë të rëndësishme.
Binjakët-Nëse e keni nevojshme të bëni për vete një mik apo koleg, që të mendojë njësoj si ju, ky është momenti i duhur. Shpjegojani përse mendoni në një mënyrë të tillë dhe do të shihni se nuk do të jetë tepër e vështirë ta keni aleat.
Gaforrja-A jeni tërësisht të bindur se e dini mirë çfarë kërkoni të bëni në jetë? Nëse jo, mos u shqetësoni, sepse gjithçka do të jetë e qartë kristal ditët në vijim.
Luani-Keni pasur javë tepër të lehta kohët e fundit dhe një mendim se herët a vonë do të duhet të paguani për këtë periudhë vijon të vërtitet në mendjen tuaj. Mos u shqetësoni nuk është e vërtetë që gjithçka duhet paguar.
Virgjëresha-Fati do të përmirësohet ndjeshëm ditët në vijim, sidomos tani që e dini se për çfarë duhet të punoni. Mos iu ndani qëllimit dhe punoni për të. Shijojeni këtë periudhë vërtetë me fat.
Peshorja-Sigurohuni që të tjerët ta dinë se çfarë pranoni ose jo në jetë. Një ndër arsyet se përse ka pasur kaq debate kohët e fundit është fakti se e keni lejuar dikë që të sillet si fëmijë.
Akrepi-Tregohuni të kujdesshëm dhe mos merrni asgjë me mirëbesim. Duhet ta dini tashmë se kur ndiheni më të relaksuar dhe të sigurt ka më shumë gjasë që t’ju tradhtojnë. Ndaj qëndroni në alert dhe sigurohuni që të jeni në dijeni për gjithçka që ndodh rreth e rrotull.
Shigjetari-Mos e shtyni veten më shumë seç duhet për të pastruar rrëmujë të cilën nuk e keni lënë ju. Nuk ka nevojë të merrni gjithnjë përsipër përgjegjësinë për të tjerët.
Bricjapi-Vetëbesimi do të jetë në nivelet më të larta këto kohë, megjithatë puna do të jetë kaq intensive sa do ta keni thuajse të pamundur për të shijuar frytet e saj. Sido të jetë, paratë po vijnë dhe kjo do të jetë shtysa më e madhe për të vazhduar përpara.
Ujori-Mos u shqetësoni për atë që po ndodh me të tjerët, e rëndësishme është që rrjedha e ujit të vijojë nga ju. Shqetësohuni për mendimet tuaja dhe kërkoni më të mirën nga vetja.
Peshqit-Duhet të jeni më bashkëpunues me të tjerët nëse dëshironi të përfitoni nga mundësi të cilat do të dalin përpara. Përballuni me faktin se nuk keni aq eksperiencë sa për t’ia dalë i vetëm.