Dashi-Mund të duket sikur shtëpia juaj është kthyer në Stacionin Qendror të Madh. Shumë anëtarë të familjes janë të pranishëm dhe ju thjesht do dëshironi të shikoni televizor ose të lexoni një libër. Kjo mund t’ju acarojë, megjithatë përpiquni të jeni vetvetja dhe të sjellshëm. Ju mund të jeni të frustruar, por nuk doni të ofendoni askënd.
Demi-Sot do të jeni gjatë gjithë kohës në lëvizje kur ndërkohë do dëshironit të qëndronit në shtëpi. Ka të ngjarë që të dalin detyrime ndaj miqve dhe familjes, dhe megjithëse jeni pak të lodhur, do të dëshironi të ndihmoni. Plani më i mirë për sot është të bëni gjithçka sa më shpejt që të jetë e mundur dhe më pas të kaloni pjesën tjetër të ditës duke u relaksuar vetëm.
Binjakët-Sot mund të zbuloni se keni një talent që as nuk e kishit menduar më parë. Mos hezitoni të shkelni në këtë terren të panjohur. Mund të rezultojë një përvojë pozitive.
Gaforrja-Mos u habisni nëse ju kontaktojnë shumë njerëz sot. Mesa duket jeni në humorin e duhur për të bërë thashetheme për fqinjët. Do të jeni të mbushur plot me energji, megjithatë do të shihni vështirësi në komunikim me të tjerët. Shkoni me rrjedhën dhe shijojini situata që krijohen.
Luani-Avantazhe nga disa propozime që mund t’ju bëhen sot. Mos u grindni me partnerin për arsye të parëndësishme. Jini të durueshëm, sepse gjërat do të rregullohen vetë.
Virgjëresha-Sot do arrini ta bindni partnerin tuaj të bëjë atë që ju dëshironi dhe kjo do t’ju kënaqë pa masë. Në planin financiar analizoni mirë gjithçka para se të bëni investime të mëdha.
Peshorja-Tregohuni i zgjuar se si të menaxhoni pronat dhe sendet e përbashkëta, si dhe burimet që janë besuar për ju. Siguria e bazës së përgjithshme materiale është shumë më e rëndësishme sot se sukseset e rastit.
Akrepi-Sot dikush do të ketë dyshime ndaj jush dhe motiveve tuaja dhe do të vendosë në pikëpyetje sinqeritetin tuaj. Mos e merrni për keq, por mundohuni që me qetësi të sqaroni situatën dhe të shfaqni sinqeritetin tuaj.
Shigjetari-Ju ndoshta keni pasur një javë të ngarkuar dhe mund të ndiheni të parregullt sot. Ndoshta keni ngrënë shumë mbrëmë, keni qëndruar zgjuar shumë vonë, ose të dyja. Të qëndrosh brenda dhe të pushosh është kundër kokës tënde, por kjo është dita e përsosur për të lexuar një libër të mirë. Do të dëshironi pak stërvitje, por mos e teproni.
Bricjapi-Dita do të jetë e mbushur me kënaqësi të shumta, sidomos në anën ekonomike, në sajë të një shpërblimi që do të merrni.
Ujori-Mund të ketë shumë punë për të bërë në shtëpi. Do të mbani mbi shpatulla barrën e familjes. Bëni aq sa mundeni, pjesën tjetër lërjani njerëzve të tjerë. Do të keni dyshime për paratë. Megjithatë për to mund të kujdeseni më mirë nesër. Thjesht sot nuk është dita.
Peshqit-Periudhë e pasur me ngjarje të kënaqshme, së shpejti do të merrni lajme të mira. Por gjithsesi, përpiquni që të qëndroni vetëm njerëz alegro. Tregohuni më tolerant me veten tuaj.